Angel Di Maria në Napoli?

18:19 | 8 Korrik 2018
Arbresh.info

Carlo Ancelotti vazhdon të ndërtojë skuadrën e tij te Napoli.

Trajneri italian këtë verë ka marrë drejtimin e Napolit, duke zëvendësuar Maurizio Sarrin, i cili pritet të marrë drejtimin e Chelsea.

Ish trajneri i Milanit, Real Madridit, PSG e së fundit Bayern Munich, do të kërkojë të sjellë titullin e Serie A në ‘Sao Paulo’.

Për ta bërë këtë, Ancelotti po ndërton një skuadër cilësore, dhe lojtari i ri që mund t’iu bashkohet është Angel Di Maria.

Sipas Sport Mediaset, Napoli janë duke menduar seriozisht për ta transferuar Angel Di Marian nga PSG-ja.

Me Di Marian, Ancelotti ka punuar edhe te skuadra e Real Madridit

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme