Anësori i Paris Saint Germain, Angel Di Maria pretendon se nuk është i lumtur te lideri i ligës franceze.
Reprezentuesi argjentinas shpreson të siguroj më shumë minuta te klubi në Parc des Princes këtë sezon, transmeton portali arbresh.info. Pavarësisht kohës së limituar në fushë, 29-vjeçari pretendon se është i lumtur me jetën te kryeqyteti francez.
“A je i lumtur në PSG? Në Paris, po. Këtë sezon, jo aq. Dua të luaj më shumë. Megjithatë, jam duke shfrytëzuar minutat që marr për të treguar se e meritoj të jem startues”, ka thënë Di Maria.
Pas arritjes së Kylian Mbappes dhe Neymarit gjatë verës, Di Maria ka qenë lojtari që është dëmtuar më së shumti.
Mbappe dhe Neymar janë bërë figura kryesore në skuadër duke shënuar gjithsej 25 gola në të gjitha kompeticionet./arbresh.info/
Arsenal, Atalanta dhe Leverkuseni fitojnë me debakël ndeshje...
Presidenti izraelit: Marrëveshja e armëpushimit me Libanin d...
Driloni hap zemrën me Kevinin, flet për Sarën, Lelën dhe Ani...
Barcelona mposht bindshëm Brestin në Ligën e Kampionëve
Olmo realizon golin e parë në Ligën e Kampionëve me Barcelon...
Rriten çmimet e vezëve, SHBA ka mungesë para festave