Mesfushori i Paris Saint Germain, Angel Di Maria raportohet se ka vendosur që është i hapur për transferim te Barcelona.
Di Maria ka shijuar tri sezone impresive në Parc des Princes duke realizuar në përgjithësi 50 gola brenda 123 paraqitjeve në të gjitha kompeticionet, transmeton portali arbresh.info.Megjithatë, argjentinasi ka vetëm edhe një vit të mbetur në kontratën e tij dhe PSG ka nevojë të përmirësojë pozitën e tyre në FFP, gjë që mund të dërgojë deri në shitjen e 30-vjeçarit këtë verë.
Bazuar në raportet në Spanjë, Barcelona dhe Atletico Madridi janë të interesuar për të nënshkruar me mesfushorin, por Di Maria thuhet se preferon kalimin në Camp Nou.
Ndërmjet viteve 2010 dhe 2014, Di Maria shpenzoi kohë te rivali lokal i Atleticos – Real Madridi, gjë e cila mund të jetë një arsye para ngurrimit të lojtarit./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...