Angel Di Maria ka paralajmëruar Real Madridin para sfidës së Ligës së Kampionëve, se skuadra e PSG-së është më e mirë sesa vitin e kaluar.
Më 14 shkurt në garën elitare të Evropës për klube, Real Madrid si kampion në fuqi do t’i mas forcat me njërën nga skuadrat më në formë në Evropë, PSG-në, që këtë vit në skuadër ka edhe Neymarin.
PSG sezonin e kaluar kishte pësuar një humbje befasuese nga Barcelona, ku përkundër rezultatit 4:0 nga ndeshja e parë, u mposhtën 6:1 në ndeshjen e kthimit në ‘Camp Nou’.
“Ne jemi më të fortë sesa ishim vitin e kaluar”, ka deklaruar Di Maria.“Ne kemi ambicie të mëdha dhe mund t’i realizojmë ato. Por gjithashtu, ne e dimë se për ta fituar Ligën e Kampionëve, kemi nevojë edhe për pak fat”.lajmi
Përmbytje dhe rrëshqitje të tokës në Nepal, 66 viktima e dhj...
Aksident në Vlorë, lëndohet një person
Kurti bën homazhe të varret e vëllezërve Bytyqi: Janë dëshmi...
Ligji për Paga e parasheh pagën më të ulët 240 euro, kërkohe...
Qytetarët thonë se çmimet janë të papërballueshme, krahasuar...
Juventusi rikthehet tek fitoret dhe mposht Genoan në udhëtim