Andy Ruiz Jr e ka paralajmëruar Anthony Joshuans e do të jetë më i lehtë, më i shpejtë dhe më i fuqishëm në rimeçin e tyre më 7 dhjetor në Arabinë Saudite.
Boksieri meksikano-amerikan e shokoi botën e boksi në qershor kur ia rrëmbeu titujt britanikut, i cili menjëherë pas e aktivizoi klauzolën për rimeç.
Dhe tash derisa po përgatiten për duelin, Ruiz (i cili asokohe peshonte 120 kilogramë) ka humbur në peshë dhe beson se do të bëjë një paraqitje krejtësisht ndryshe kundër AJ.
“Kam shumë respekt për Anthonyn, jashtë ringut ai është një njeri shumë i mirë. Mirëpo, brenda nuk ka miq, nuk ka respekt ose asgjë”.
“Nuk do të jetë meç i lehtë. Mendoj se do të jetë një duel i fortë, por nuk ka asgjë të lehtë në jetë, prandaj po stërvitemi shumë. Do të jemi të përgatitur për çfarëdo që të vijë”.
https://www.instagram.com/p/B3fG-mwl2Ay/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=dlfix
“Do të arrij në gjendje më të mirë fizike… më i lehtë, më i shpejtë dhe më i fuqishëm. Ata do të besojnë se në dhjetor do të fitojnë. Njerëzit gjithmonë flasin kështu, por unë kam besim se do të fitojmë dhe do t’i mbyllim shumë gojë”, ka deklaruar Ruiz për ESPN Deportes. /Telegrafi/
Njohja e pasaportave nga Armenia, Kurti thotë se ky dokument...
Infantino: Kosova jorastësisht në Top 100 të Ranglistës së F...
Sulm me thikë në një shkollë të Zagrebit, vdes një 7 vjeçar
Aksident mes dy veturave në Sllatinë, s’ka të lënduar
Rivarrosen tri viktima të luftës që ishin në listën e person...
Gresa e nervozuar me Xuxin, e kundërshton për gjithçka