Andy Ruiz Jr i dërgon një paralajmërim Anthony Joshuas para rimeçit

17:39 | 27 Nëntor 2019
Arbresh Info

Andy Ruiz Jr është betuar “për të shkruar historinë sërish” kur të përballet me Anothy Joshuan në rimeçin mes tyre në Arabinë Saudite.

Anthony Joshua do të përballet me Andy Ruiz Jr më 7 dhjetor, përballje në të cilën anglezi synon të rifitoj tre titujt e tij për pesha të rënda, transmeton portali arbresh.info.

Por, Ruiz është i vendosur për të mposhtur sërish 30-vjeçarin kur dyshja të përballen sërish në ring.

“Ndihem mirë”, ka thënë fillimisht Ruiz.

“Ju e dini se kam shkruar historinë në New York dhe do të shkruaj sërish historinë në Arabinë Saudite”

Vendi ku do të zhvillohet rimeçi ka 15 mijë ulëse

Ruiz ka arritur në Arabinë Saudite të martën dhe tashmë ka nisur përgatitjet për rimeçin për titull.

30-vjeçari fitoi titujt si IBF, WBO dhe WBA në përballjen në qershorin e kaluar në New York duke tronditur gjithë botën./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme