Kampioni i botës për pesha të rënda, Andy Ruiz Jr thotë se dëshiron t’i jap fund karrierës së Anthony Joshuas pas konfirmimit se ka pranuar rimeçin në Arabi Saudite.
29-vjeçari tronditi Joshuan në New York gjatë muajit qershor duke fituar titujt e botës në WBA, IBF, WBO dhe IBO, transmeton portali arbresh.info.
Por, ata do të përballen sërish me njëri-tjetrin në lindje të mesme me 7 dhjetor.
“E rrëzova AJ-në në Big Apple dhe synoj t’i jap fund karrierës së tij në shkretëtirë”, ka thënë Ruiz.
Rimeçi ishte prezantuar nga ekipi i Joshuas në fillim të këtij muaji, por Ruiz refuzoi të konfirmojë pjesëmarrjen e tij.
Ai postoi sot (e shtunë) në rrjete sociale duke shkruar: “Jam i ngazëllyer për t’iu njoftuar për rimeçin me Anthony Joshuan”.
“Në meçin e parë unë kam shkruar historinë duke u bërë meksikani/amerikani i parë kampion bote për pesha të rënda”
“Jam mirënjohës për Arabinë Saudite që më ftoi mua”
Aktivistët e të drejtave të njeriut ka vënë në pikëpyetje përzgjedhjen e vendit duke cituar regjistrin e të drejtëve të njeriut në Arabi Saudite./arbresh.info/
Ushqimet që kanë tendencën të shkaktojnë sëmundje
Driloni me pëlqim për Xhenetën?
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...
“Vendimi pas dy javësh, nuk presim rezultat tjetër veç fitor...