Andres Iniesta duket se ka arritur një marrëveshje për transferim te klubi kinez Tianjin Quanjian.
‘Sky Sports’ është duke raportuar rreth një pretendimi nga ‘Calalunya Radio’ se mjeshtri i mesfushës së Barcelonës tashmë ka rënë dakord që të largohet nga gjiganti kataluas për transferim në Lindje të Largët, transmeton portali arbresh.info.
Iniesta ka qenë pjesë e klubit në Camp Nou që nga viti 2002 dhe ka bërë 665 paraqitje brenda të cilave ka shënuar 56 gola në të gjitha kompeticionet. Para gjithë kësaj, Iniesta ka luajtur tri vite te skuadra “B” e Barcelonës.
Ai ka fituar katër medalje të Ligës së Kampionëve me klubin, dy Kampionate Evropian dhe një Kampionat Botëror me Spanjën.
Megjithatë, mjeshtri mbush 34 vite në muajin maj të këtij viti dhe Barcelona tashmë ka nisur përgatitjet për jetën në mungesë të tij duke nënshkruar me Philippe Coutinhon nga Liverpooli këtë janar për 160 milionë euro.
Coutinho është një lojtar i mrekullueshëm dhe i është përshtatur mirë stilit të klubit, por ende nuk ka arritur në nivelin më të lartë në Camp Nou./arbresh.info/
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje