Andres Iniesta ka thënë se mund të mos vazhdoj qëndrimin te Barcelona derisa marrëveshja e tij aktuale skadon verën e ardhshme.
Me vetëm një vit të mbetur në marrëveshjen e tij aktuale, 33-vjeçari ka ngjallur dyshime se a do të nënshkruaj kontratë të re me klubin në ‘Camp Nou’ apo jo, transmeton portali arbresh.info.
Mjeshtri i mesfushës u bë njëri nga lojtarët më të dekoruar në historinë e futbollin spanjoll pasi ngriti Kupën e Mbretit.
Por, pas një lëndimi që pësoi, Iniesta ka bërë vetëm 36 paraqitje te Barcelona brenda të gjitha kompeticioneve duke pranuar se gjërat “nuk kanë qenë të lehta”.
“Unë nuk kam thënë asnjëherë se nuk do të rinovoj kontratën, por duhet vlerësuar shumë gjëra të ndryshme”, tha fillimisht Iniesta. “Nuk është çështje ekonomike. Ka shumë faktor që janë bërë së bashku, si problemet personale më pas momente në sezon, thjeshtë nuk ka qenë e lehtë”
“Unë duhet të marr një vendim të duhur dhe që është i mirë për të gjithë”
Pavarësisht se ka ngjallur dyshime rreth marrëveshjes së tij aktuale, Iniesta duket i vendosur për t’i shkuar deri në fund kontratës së tij.
“Synimi im është të përmbushi kontratën që e kam dhe kjo është ajo që dua të bëjë”, ka shtuar ai./arbresh.info
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...