Legjenda e Barcelonës, Andres Iniesta raportohet se i ka thënë klubit të mos nënshkruaj me Philippe Coutinhon e Liverpoolit apo Mesut Ozilin e Arsenalit.
Barcelona ende nuk ka gjetur zëvendësuesin e duhur të Neymarit pas largimit të tij tronditës për 222 milionë euro për transferim te Paris Saint Germaini, transmeton portali arbresh.info.
Mesfushori i Liverpoolit, Philippe Coutinho mësohet se është shënjestra e tyre kryesore dhe ata pritet të rikthehen në garë për shërbimet e tij edhe gjatë muajit janar. Mesut Ozil, i cili do të mbetet pa kontratë te Arsenali gjatë verës, është gjithashtu në radarin e gjigantit katalunas.
Megjithatë, bazuar në gazetën spanjolle ‘Don Balon’, Andres Iniesta ka këshilluar klubin të mos nënshkruaj me asnjë yll në Premierë Ligë. Raporti thotë që Iniesta ka identifikuar mesfushorin e Barcelonës B, Carles Alena, si një lojtar që duhet t’i ipet shansa Ernesto Valverde.
33-vjeçari dëshiron që produktit të ri 19-vjeçar nga akademia e Barcelonës t’i ipet një shans dhe beson se ai do të përshtatet mirë sepse tashmë është në dijeni rreth mënyrës së lojës së klubit.
Iniesta është gjithashtu i befasuar nga çmimi që Liverpooli është duke kërkuar për Coutinhon pasi beson se është i tepërt. Sa i përket ish yllit të Real Madridit, Mesut Ozilit, legjenda beson që ai do të ndihej shumë kontradiktor për të luajtur në Camp Nou me fanellë të Barcelonës.
Opinionet e Iniestas kanë gjithashtu peshë te Barcelona pasi ai nënshkroi kontratë jetësore me klubin në fillim të këtij viti, gjë që do të thotë se Valverde duhet të të dëgjojë këshillat e tij./arbresh.info/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...