Andrea Pirlo përgatitet të bëjë revolucionin, ia tregon derën gjashtë lojtarëve

21:12 | 10 Gusht 2020
Arbresh Info

Trajneri më i ri i Juventus-it, Andrea Pirlo do bëjë ndryshime të mëdha në skuadër.

Tekniku italian nuk është i kënaqur me disa nga lojtarët e “Zonjës së Vjetër” dhe synon t’i shesë gjatë merkatos verore, transmeton portali arbresh.info.

I pari në listë është Aaron Ramsey, i cili ka bërë 12 paraqitje këtë sezon në formacionin startues, ndërsa fiton rreth 250 mijë euro në javë.

Thuhet se Pirlo e ka njoftuar klubin se nuk e do në skuadër uellsianin dhe ai është i lirë për të kërkuar skuadrën e radhës.

Tekniku italian gjithashtu synon t’i shesë edhe Gonzalo Higuain, Sami Khedira, Daniele Rugani dhe Mattia de Sciglio, derisa Blaise Matuidi ka arritur marrëveshje me Inter Miami-n./arbresh.info.

Të ngjashme