Andrea Pirlo feston trofeun e tij të parë si trajner, duke mposhtur Napolin në Supercoppa Italia dhe kjo e ka gëzuar trajnerin italian.
Juventusi fitoi me rezultat 2-0 finalen ndaj Napolit, falë golave nga Cristiano Ronaldo dhe Alvaro Morata, ndërsa napolitanët humben një penallti me Lorenzo Insignen.
Ky është trofeu i parë në karrierën e Pirlos si trajner dhe kjo e ka gëzuar ish-lojtarin e njohur italian, i cili si futbollist aktiv ka fituar çdo trofe të mundshëm.
“Ndjej gëzim të madh, ngritja e trofeut tim të parë si trajner është ndryshe”, ka thënë fillimisht Pirlo për RAI Sport.
“Mendoj edhe më mirë sesa si lojtar, sepse po drejtoj një skuadër kaq të mrekullueshme dhe një klub historik. Është e mrekullueshme”.
“Është e rrallë që dy skuadra luajnë mirë në një finale, por gjëja e rëndësishme është të fitosh. Kur luani me këtë vendosmëri, atëherë fati mund të shkojë në anën tuaj”.
“Ne donim të provonim se nuk jemi skuadra që u pa kundër Interit, kështu që kur luani me këtë zell, vendosmëri dhe qëndrim, ju tërhiqni fat në rrugën tuaj”, përfundoi trajneri i Juventusit.
Kosova me epërsi minimale pas pjesës së parë – Jashari...
Haradinaj përcjell ndeshjen Kosovë-Letoni: Të gjithë sonte m...
Hoti: Serbia po tenton ta bëjë një aneks të deklaratës për t...
Mevlan Shaba flet pas daljes nga Big Brother: Çdo gjë është ...
Kurti: Unë nuk mund të imponoj Asociacion të komunave në Rep...
“Ti më jep forcë, e megjithatë je dobësia ime”, ...