Andrea Belotti e mbyll vitin me një lajm shumë të keq

08:31 | 28 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Një lajm mjaft i keq për Torinon, ka ardhur pas seancës së sotme stërvitore.

Sulmuesi kryesor i ‘granatave’, Andrea Belotti, ka braktisur seancën stërvitore për shkak të një problem në gju, duke frikësuar të pranishmit, transmeton Super Sport.

Vizitat e para konfirmojnë një shembje, që nëse konfirmohet edhe pas ekzaminimeve të mëvonshme, rrezikon ta lënë jashtë sulmuesin për të gjithë pjesën e mbetur të sezonit.

Ky është një lajm mjaft i keq për Torinon, që synonte ta shiste Belottin në fund të sezonit, për rreth 100 milionë euro, por tani rrezikojnë të mos e shfrytëzojnë as për objektivat e tyre në kampionat. /SS

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme