Drejtori sportiv i AC Milanit, Massimiliano Mirabelli ka pretenduar se Andre Silva nuk do të largohet nga klubi në këtë merkato të transferime.
Arsenali ka qenë duke kërkuar transferimin e Silvas, ndërkohë që vazhdojnë me përpjekjet e tyre për të përforcuar opsionet në sulm për tu përgatitur për largimin e sulmuesit Alexis Sanchez, transmeton portali arbresh.info. Raportet e fundit pretendojnë se Sanchez është afër transferimit te lideri i Premierë Ligës – Manchester City, në një marrëveshje që mund të arrijë deri në 30 milionë funta.
Sanchez do të mbetet pa kontratë gjatë verës dhe City kërkon të sigurojë një marrëveshje tani.
Arsenali mendohet se ka kërkuar transferimin e Seilvas si zëvendësues të tij, megjithëse duket tani që ai nuk ka asnjë shans për largim këtë muaj nga AC Milani. Duke folur për ‘Calcio Mercato’, Mirabelli ka thënë:
“E di që Andre Silva ka kaluar kohëra të vështira, por ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne”
“Ekziston një ndjenjë mes nesh dhe ai ka aftësi cilësi të mrekullueshme. Ai do të vazhdojë të qëndrojë me ne në janar dhe është i vendosur për të qëndruar në klub edhe për shumë vite”
Silva ende nuk ka hapur llogarinë e tij në Serie A te AC Milani këtë sezon pas transferimit të tij për 30 milionë euro nga Porto verën e kaluar./arbresh.info/
“Xhamadani vija-vija o ësht Kosova ësht Shqipria”, Edi Rama ...
Bilbao fiton bindshëm ndaj skuadrës së vëllezërve Zeneli
Kuq e Zi e gjithë Tirana
Digjet njësia e orëve në një objekt në Prishtinë, lëndohen d...
Mbi një milion ukrainas në terr si pasojë e sulmeve ruse
“Mirënjohje atyre që ndryshuan rrjedhën e historisë”, Begaj:...