Sulmuesi i Milanit, Andre Silva pritet të arrijë nesër në Spanjë për të kryer testin e tij mjekësor te Sevilla para transferimit në formë huazimi me opsionin për blerje në fund për 35 milionë euro.
Reprezentuesi portugez ishte lënë jashtë skuadrës që udhëton këtë vikend për miqësoren ndaj Real Madridit në Bernabeu, transmeton portali arbresh.info.
Raportet nga ‘Marca’, ‘Sky Sports’ dhe ‘AS’ sugjerojnë se marrëveshja është arritur dhe Silva pritet t’i nënshtrohet testit mjekësor të shtunën.
Sezoni në huazim i siguron skuadrës italiane 5 milionë euro me opsionin tjetër prej 30 milionë euro për shitjen e tij në fund të edicionit.
Milani kishte paguar 38 milionë euro për të siguruar shërbimet e tij nga Porto vitin e kaluar, por lojtari nuk arriti të ketë ndikim në futbollin italian.
22-vjeçari arriti të shënoj vetëm dy gola në Serie A, ndërsa tetë brenda 14 paraqitjeve në Evropa Ligë./arbresh.info/
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Analistët: Rebelët sirianë, qasje të ngjashme me Talebanët n...
Moti sot në Shqipëri
Qeveria prezanton programin për parandalimin dhe zvogëlimin ...
Lansohet platforma për raportimin e korrupsionit