Google ADS

Andre Onanas i thuhet se mund të luajë në mesfushë pasi ‘ia përfundoi karrierën’ yllit të Arsenalit

21:52 | 28 Korrik 2024
R J

Tifozët e Manchester United mund të kenë filluar ta falin Andre Onanën pasi ai bëri një veprim të jashtëzakonshëm kundër rivalëve të Ligës Premier, Arsenalit.

United humbi 2-1 ndaj Gunners  në Los Angeles në ndeshjen e parë të turneut të tyre në SHBA.

Rasmus Hojlund u dha epërsinë Djajve të Kuq përpara se të largohej si i lënduar disa çaste më vonë, duke lënë të shqetësuar Erik ten Hag.

Gabriel Jesus barazoi për  Arsenalin përpara se Gabriel Martinelli ta shënonte golin e epërsisë për ekipin e drejtuar nga Mikel Arteta me dhjetë minuta të mbetura.

Por, ishte Onana ai që dukej se kishte fituar lëvdata të mëdha në mesin e nbështetësve të United pas disa paraqitjeve goxha të dobëta, të mbushura me gabime sezonin e kaluar.

Portieri kamerunas u përmirësua në fund të sezonit të kaluar – por tani ndryshimi duket të jetë e plotë.

Kjo ndodh pasi Onana bëri një veprim të jashtëzakonshme për ta lënë Gabriel Jesusin të befasuar.

Pasi mori topin nga Jonny Evans, ai mashtroi sulmuesin brazilian – i cili po e ndiqte topin – duke u shtirur se po godiste topin, por që e kaloi në anën e tij të majtë.

Njëri shkroi: “ONANA, je çmendur?”. Një i dytë tha: “Onana mund të luajë si mesfushor”.

Të tjerë shtuan: “Ai sapo i përfundoi karrierën Jesusit” dhe “Unë e dua vetëbesimin e tij. Ai është shumë i ftohtë!”. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme