Google ADS

Ander Herrera nuk ka në plan t’i bashkohet Barcelonës

18:12 | 29 Qershor 2017
Arbresh Info

Ander Herrera nuk do të ndikohet nga interesimi i vazhdueshëm i Barcelonës për të nënshkruar me të.

Sipas raporteve në fillim të këtij viti, Herrera ka qenë shënjestër e gjigantit katalunas së bashku me mesfushorin e Paris Saint Germain, Marco Verratti, i cili thuhet të jetë shënjestra kryesore, transmeton portali arbresh.info.

Lexo edhe :Lionel Messi e fton në dasmë ish yllin e Real Madridit (FOTO)

Megjithatë, Ander Herrera është plotësisht i fokusuar në karrierën e tij në Manchester United dhe nuk ka ndërmend të largohet këtë verë.

Barcelona ka folur gjithashtu me ish mesfushorin e Tottenhamit, Paulinho, në Guangzhoi Evergrande dhe Geoffrey Kondogbian e Interit.

Ernesto Valverde është duke mbikëqyrur merkaton e tij të parë në transferime qysh pas zëvendësimit të Luis Enriques si trajner në Camp Nou. Enrique u largua nga Barcelona pas përfundimit prapa Real Madridit në La Liga dhe eliminimit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve nga Juventusi./arbresh.info

Të ngjashme