Ancelotti zgjedh fituesin e Topit të Artë mes Vinicius Jr, Bellingham dhe Carvajal

12:23 | 2 Gusht 2024
K.B

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka dhënë mendimin e tij për fituesin e Topit të Artë 2024, ku tre nga yjet e skuadrës së tij janë në mesin e favoritëve kryesor për ta përvetësuar çmimin më të madh individual këtë vit.

Yjet e Los Blancos, Vinicius Jr , Dani Carvajal dhe Jude Bellingham kanë shijuar një sezon të mrekullueshëm sezonin e kaluar, por për Ancelottin, njeriu që meriton të fitojë Topin e Artë është ylli brazilian.

“Vinicius Jr do të fitojë Topin e Artë, për mendimin tim. Carvajal gjithashtu bëri shumë mirë, ai fitoi La Ligën, Ligën e Kampionëve dhe shënoi në finale, fitoi Euro 2024”, ka thënë Ancelotti.

“Por, Vinicius është një lojtar i talentuar, i ri, imazh i mirë, fitoi La Ligën, fitoi Ligën e Kampionëve duke shënuar në finale dhe gjysmëfinale. Ai shënoi dy gola në Mynih!”.

“Jude pati një sezon fantastik. Fitimi i Ligës së Kampionëve, fitimi i ligës dhe ishte një befasi e madhe. Lojtari më i mirë i sezonit të ligës”, përfundoi italiani.

Me tre nga lojtarët e tij që konkurrojnë për çmimin e madh individual, Ancelotti mund të mbështetet për të dhënë një opinion të paanshëm.

Megjithatë, Vini Jr do të duhet të presë deri në tetor për të zbuluar nëse organizatorët e Topit të Artë janë dakord me Ancelottin. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme