Carlo Ancelotti, trajneri i kampionit në Bundesliga – Bayern Munichut, ka zgjedhur katër lojtarët më të rëndësishëm më Arsenalit para ndeshjes madhështore në Ligë të Kampionëve kundër “Topçinjve”.
“Grupi i lojtarëve të Arsenalit është vërtetë shumë i mirë sepse shumica janë të ri dhe me shumë kualitet. Por, ekziston gjithashtu një përzierje e mirë e eksperiencës. Lojtarët e tyre më të talentuar kanë shumë kualitet, Alexis Ozil, Giroud dhe Walcott. Në front ata janë një skuadër shumë e rrezikshme”, tha trajneri italian para takimit në ‘Allianz Arena’, transmeton portali arbresh.info.
Lexo më shumë: Juventusi ofron gjithçka për yllin e Arsenalit (Foto)
Të dy skuadrat janë takuar në fazat grupore vitin e kaluar, ku Arsenali fitoi 2 me 0 në ‘Emirates’, por “Topçinjtë” u eliminuan pas rezultatit të jashtëzakonshëm 5 me 1 të siguruar nga Bayerni në ndeshjen kthyese në ‘Allianz Arena’./arbresh.info
BIK dhe “Mbreti Selman” do t’u dhurojnë 500 fëmijëve jetimë ...
Prokuroria Themelore në Prishtinë nesër mban konferencën për...
BQK lansoi Platformën për krahasimin e produkteve dhe shërbi...
Vazhdon “magjia” e Cole Palmer në Premier League
Evertoni i ndali me barazim tre gjigantët e Premier Leagues ...
39 vjet burgim dhe 260 mijë euro gjobë për 9 të akuzuarit në...