Real Madridi mbrëmë bëri një rikthim senzacional ndaj Dortmundit ku nga disavantazhi prej dy golave, në fund të ndeshjes triumfoi me rezultat 5-2.
Padyshim lojtari kryesor në këtë ndeshje ishte Vinicius Jr, i cili realizoi hattrick, shkruan Arbresh.info.
Pas ndeshjes fjalë të mëdha për yllin brazilian pati edhe trajneri italian, Carlo Ancelotti.
“Vinicius do ta fitojë atë [Topin e Artë 2024], por jo për atë që bëri sonte, por për atë që bëri sezonin e kaluar. Këto tre gola kundër janë tashmë për Topin e Artë të vitit të ardhshëm”, përfundoi trajneri italian.
Futbollisti brazilian është padyshim një ndër pretendentët kryesor për të fituar Topin e Artë së bashku me bashkëlojtarin e tij, Jude Bellingham.
Fituesi i Topit të Artë për këtë vit mbahet me datë 28 tetor.
Deri më tani, Vini ka realizuar tetë gola në 14 ndeshjet e para të këtij sezoni në të gjitha kompeticionet./Arbresh.info
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...