Ancelotti tregon pse u largua Jude pas pjesës së parë

23:45 | 1 Dhjetor 2024
D.H

Real Madridi triumfoi ndaj Getafes me rezultat 2-0 në La Liga, duke iu afruar liderit Barcelonës në vetëm një pikë.

Protagonist kryesor i ndeshjes ishte Jude Bellingham i cili shënoi dhe asistoi gjatë pjesës së parë.

Mirëpo në fillimin e etapës së dytë ai është larguar nga loja teksa vendin e tij e zuri Arda Guler.

Trajner madrilen tregoi arsyet e largimit të anglezit nga loja aq herët.

Carlo Ancelotti ishte i kënaqur me paraqitjen ndaj Getafes dhe sipas Diario AS, ai gjithashtu komentoi edhe për situatën aktuale të ekipit të tij në La Liga.

“Ai ka një problem me qafën dhe nuk mundi të vazhdonte, por nuk është një lëndim”, tha ndër të tjera italiani.

Jude pritet të jetë gati për ndeshjen e mesjavës ndaj Bilbaos./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme