Arsenali në fund të sezonit do të ndahet me trajnerin francez, Arsene Wenger, pas 22 vitesh bashkëpunimi.
Trajneri francez, Arsene Wenger, para disa javësh zbuloi se do të largohet nga drejtimi i klubit dhe se ky vendim nuk ishte me vullnetin e tij.
Sipas Wenger, ai ende ka dëshirën dhe forcën për ta drejtuar klubin, por drejtuesit e klubit londinez kanë vendosur që më e mira është që ai të largohet në mënyrën e vet, se sa të shkarkohej.
Tashmë, mediat angleze janë duke lidhur shumë trajner të njohur me karriken e trajnerit të Arsnealit.
Njëri ndër ta është edhe trajneri i madh italian, Carlo Ancelotti, i cili ditë më parë refuzoi të marrë drejtimin e kombëtares italiane.
Ai më herët ishte trajner i Chelsea, i cili qysh në sezonin e tij të parë kishte fituar Premier League dhe FA Cup.
Ancelotti muaj më parë u shkarkua nga gjiganti gjerman, Bayern Munich. /arbresh.info/
Disa kuriozitete rreth Krishtlindjes
Si kremtohet Krishtlindja në botë?
“Rruga e Kombit” e pa pastruar nga bora, vështirësohet qarku...
Rruga Pejë-Kullë e pakalueshme për automjete të rënda, të tj...
Barcelona del me ‘plan B’ për regjistrimin e Olmos, për katë...
Vuçiq merr kartolinë urimi nga Putin për Krishtlindje