Carlo Ancelotti u bë mbrëmë trajneri më i trofeshëm në histori të Real Madridit, pas triumfit në ndaj Pacucas në Kupën Interkontinentale.
Reali triumfoi me rezultat 3-0, teksa pas ndeshjes në një konferencë për media foli trajneri Italian, shkruan Arbresh.info.
“Jam mjaft i lumtur. Është një sukses. E nisëm jo fort mirë, por pak nga pak e morëm kontrollin. Ishte e qartë se e kishim një diferencë të kualitetit, por na duhej ta shfaqnim forcën tonë pak nga pak, mendoj se e merituam fitoren. Në fund më pëlqeu sjellja dhe qëndrimi i lojtarëve, i gjetëm pasime e duhura mes linjave”, deklaroi fillimisht “Don Carlo”.
Nga 15 trofetë e fituar, cili prej tyre ishte më speciali për Ancelottin?
“Jo, nuk mund të zgjidhja. Është e vështirë të thuhet, por ‘La Décima ishte speciale për mua dhe për Realin. Edhe fitorja e trofeut të Championsit në Paris. Nëse do të më duhej të zgjidhja, janë këta të dy”, shtoi ai.
Ancelotti di më së miri se si të fitojë tituj me Real Madridin.
Edhe për këtë punë italiani ka sqarime.
“Më duhet të jem i sinqertë, të fitosh trofe me Real Madridin është më e lehtë se diku tjetër: është një klub fantastik, me tifozeri solide dhe një skuadër me lojtarët më të mirë në botë”, nënvizoi ai.
Por, çka kujton ish-trajneri i Juventusit, Milanit, Chelseat, Paris Saint-Germainit, Bayern Munichut, Napolit e Evertonit nga rikthimi i tij në Madrid, ku po e kalon eksperiencën e dytë si trajner i Realit?
“Pak ditë para se të ndodhte nuk do ta mendoja kurrë se do të rikthehesha. E bëra atë thirrje vetëm për ta parë nëse do të mund ta transferoja ndonjë lojtar nga Reali. E bëra ashtu dhe ata ranë në kurth”, përfundoi Ancelotti duke buzëqeshur.
Samiti i BE-së: Miliarda ndihmë shtesë për Ukrainën
Përurohet rruga Nacionale N2 Prishtinë – Mitrovicë
Pyetja që i ‘djegu’ Xhenetës, si reagoi ajo në darkën e të n...
Mujka: Dëmi i shkaktuar nga sulmi në kanalin e “Ibër-Lepenci...
Aksident me vdekje në aksin Gjirokastër-Tepelenë
Erdogan: Ne presim ndërtimin e një Sirie të çliruar nga terr...