Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka konfirmuar se mesfushori anglez Jude Bellingham është gati të përballet me Barcelonën në “El Clasico”.
Bellingham doli herët nga fusha të martën kundër Braga në Champions League për shkak të lëndimit.
“Bellingham do të luajë sepse është rikuperuar plotësisht. Nuk kam pse t’i shpjegoj atij se çfarë është një “El Clasico”, të gjithë e dinë se çfarë do të thotë. Është një ndeshje botërore”, ka thënë italiani. “Dhe ne jemi në formë të mirë”.
Aktualisht Real Madrid Real kryeson renditjen e La Ligas, pastaj vijnë fillimisht Girona, e cila duket të jetë një surprizë e këtij edicioni dhe në vendin e tretë Barcelona. /rtk
Olmo realizon golin e parë në Ligën e Kampionëve me Barcelon...
Rriten çmimet e vezëve, SHBA ka mungesë para festave
Si t’i manifestojmë gjërat pozitive në jetë?
Në këto vende është e ndaluar të vozitësh me xhaketë apo pal...
Pritet rritje e madhe e shitjeve të veturave elektrike
Ky lajm do t’i gëzojë fansat e PlayStation