Carlo Ancelotti dëshiron që Karim Benzema t’i bashkohet atij te Napoli, por Real Madridi kërkon 50 milionë euro.
Arritja e Ancelottit ka tronditur “Partenopeit”, të cilët tashmë janë të përgatitur për të shitur Jorginhon te Manchester City, transmeton portali arbresh.info.
Bazuar në një raport nga ‘AS’, trajneri dëshiron të ribashkohet me sulmuesin Karim Benzema që ishte gjithashtu në Real Madrid gjatë kohës së tij në detyrë. Megjithatë, çmimi i kërkuar për të është duke u shfaqur si problematik pasi Napoli nuk do të paguaj 50 milionë euro për një lojtar që mbush 31 vite në muajin dhjetor.
Këtë sezon, Benzema ka shënuar 12 gola dhe ka krijuar 11 asistime brenda 47 paraqitje në klub për Real Madridit.
Paga e tij do të jetë gjithashtu një tjetër problem pasi ai fiton 7.5 milionë euro neto në vit./arbresh.info/
Tërmet me magnitudë 6.6 ballë në Oqeanin Paqësor
Zjarret në Greqi, Shqipëria i shkon në ndihmë me efektivë zj...
Balluku: Unaza e Madhe e Tiranës drejt finalizimit
Danimarkë, raportohet për dy shpërthime pranë ambasadës izra...
Goditja me raketa, Macron dënon sulmet e Iranit ndaj Izraeli...
Komisioni për Buxhet mblidhet sot