Ancelotti sugjeron se Mbappe nuk do t’i bashkohet Reali këtë verë

18:13 | 29 Korrik 2023
Orgesa Haziri

Carlo Ancelotti ka insistuar se është i lumtur me skuadrën e tij, duke sugjeruar që Real Madridi nuk do të bëjë një lëvizje për Kylian Mbappe këtë verë.

Trajneri italian tha se skuadra e tij e Real Madridit është ‘e kompletuar’, pavarësisht zërave që e lidhin Mbappe me Los Blancos.

Sulmuesit të PSG-së i skadon kontrata verën e ardhshme dhe pritet t’i bashkohet Real Madridit si lojtar i lirë, megjithëse skuadra franceze dëshiron ta shesë atë para përfundimit të afatit kalimtar aktual.

Duke folur përpara miqësores së Real Madrid kundër Barcelonës të shtunën, Ancelotti tha:

“Unë mendoj se jemi të kompletuar. Lojtarët e rinj po bëjnë shumë mirë. Brahim [Diaz] dhe Joselu kanë treguar se mund të kontribuojnë në skuadrën në sulm. Mendoj se skuadra ka shumë opsione sulmuese për të na dhënë shanse për të shënuar gola”.

PSG është i bindur se Mbappe ka rënë dakord të bashkohet me Madridin në vitin 2024 pasi sulmuesi francez refuzoi të zhvillonte bisedime me Al-Hilal për një lëvizje të propozuar prej 300 milionë eurosh./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme