Ndërsa Real Madridi i tij përgatitet të luajë finalen e Kupës së Mbretit kundër Osasuna në Sevilje dhe ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Manchester Cityt të Pep Guardiolës në Bernabeu, thashethemet për një të ardhme si trajner i Brazilit vazhdojnë për Carlo Ancelottin.
Thashetheme që trajneri emilian i refuzon: “Nuk po flas për të ardhmen time dhe hipotezën e Brazilit. Thjesht po them se është marrëzi që ka një afat për t’iu përgjigjur Selecaos, sepse nuk kam folur me njeri”.
Në prag të ndeshjes së Ligës kundër Real Sociedad, në San Sebastian, Ancelotti u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve spanjollë duke buzëqeshur. Trajneri italian foli dhe për titullin e ardhshëm të Barcelonës: “Barcelona ka treguar vazhdimësi gjatë gjithë sezonit, nëse e fiton do të jetë sepse e meritonte”.
Më pas ai foli edhe për sezonin e Realit, duke rënë dakord me grekun e NBA-së, Antetokounmpo: “Jam 100% dakord me fjalët e tij: në sport nuk ka dështim, humbet shumë më tepër se sa fiton. Gjithashtu nëse palmaresi im…”./rtsh
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...