Raportet në Gjermani pretendojnë që Bayern Munichu mund të shkarkoj këtë pasdite Carlo Ancelottin.
Kampioni gjerman është tronditur me rezultat 3 me 0 nga Paris Saint Germaini mbrëmjen e kaluar, duke vazhduar kështu sezonin e përzier për “Bavarezët”, transmeton portali arbresh.info.
Është pritur nga të gjithë që italiani do të largohet këtë sezon dhe trajneri i Hoffenheimit, Julian Nagelsmann, pritet të jetë pasardhësi i tij. Megjithatë, gazeta ‘Bild’ raporton tani që bisedimet për krizën do të zhvillohen kur skuadra të arrijë në Gjermani këtë pasdite dhe pozita e Ancelottit nuk është më e sigurt.
Lojtarët e Bayernit kanë qenë kritik ndaj metodave të tij dhe anësori Ajen Robben madje ka refuzuar të përkrah trajnerin mbrëmjen e kaluar.
Në rast se Ancelotti shkarkohet, pritet që Willy Sagnol të marrë detyrën fillimisht si trajner i përkohshëm, para se Nagelsmann të arrijë gjatë verës./arbresh.info/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...