Carlo Ancelotti mund të rikthehet në La Liga pasi Athletic Bilbao është duke kërkuar trajnerin italian.
Sipas mediave në Spanjë, Athletico është i gatshëm të shkarkoj trajnerin Jose Angel Ziganda derisa vazhdojnë qëndrimin në gjysmë të tabelës në La Liga dhe rikuperimin nga eliminimi në Kupë të Mbretit nga një skuadër e ligës së tretë, transmeton portali arbresh.info.
Si pasojë e kësaj, “Basques” do të shqyrtojnë opsionet e tyre ndërkohë që mediat spanjolle pretendojnë se Ancelotti është njëri nga shënjestrat e klubit.
58-vjeçari udhëhoqi Real Madridin ndërmjet viteve 2013 – 2015 duke i siguruar atyre për të dhjetën herë kupën evropiane në sezonin e tij të parë. Përveç kësaj, ish trajneri i AC Milan ka bërë të qartë se nuk e ka ndërmend të bëhet trajneri i ardhshëm i Italisë.
Athletic, nga ana e tyre, është e njohur për traditën e tyre për të nënshkruar me lojtarë basak, megjithëse politika e tyre në trajner është më e qetë./arbresh.info/
Krasniqi uron Krishtlindjet: Uroj që shtëpitë tuaja të mbush...
Hoti uron Krishtlindjet: Le të sjellë kjo festë dashuri në j...
Nesër luhet takimi i mbetur mes Borës dhe Sigal Prishtinës
Arrestohet një person i dyshuar për posedim të substancave n...
Komandanti i FSK-së uron Krishtlindjen: Të vazhdojmë të puno...
Haradinaj uron Krishtlindjet katolike