Trajneri italian ka folur në një konferencë për shtyp para udhëtimit të skuadrës për ta luajtur ndeshjen e parë kundër Almerias
Carlo Ancelotti është i lumtur me skuadrën e tij të Real Madridit, por ka thënë se ka mundësi që Marco Asensio apo Dani Ceballos të largohen nga klubi para se të përfundojë afati kalimtar i verës.
Duke folur për të dy lojtarët gjatë konferencës për shtyp të shtunën, ai ka lavdëruar ata për punën e tyre etike dhe ka thënë se të dy kanë plane, por ka pranuar se ata mund të largohen në ditën e fundit të afatit kalimtar.
“Për momentin ata të dy janë këtë dhe po stërvitën mirë”, tha Ancelotti për dy spanjollët.
“Por, nëse ndryshon diçka në kokat e tyre, ne do të adaptohemi edhe pa ta. Ne kemi një skuadër të mirë në thellësi, ne dëshirojmë që të gjithë lojtarët të kenë minuta pasi që kemi Botërorin në mes të sezonit. Kështu që ne do të bëjmë rotacione më shumë së sezonin e kaluar”.
Strategu italian ka folur edhe për ndeshjen kundër Almerias, duke shpjeguar që ai është i lumtur që do të startojë me Real Madridin si mbrojtës të titullit të La Ligës.
“Ne ndihemi mirë dhe jemi shumë të lumtur me fushatën e re të ligës”, tha trajneri.
“Çdo ndeshje është shumë garuese dhe e vështirë, duke filluar me ndeshjen e nesërme. Do të jetë sezon i gjatë.
Ai ka folur edhe për Topin e artë.
Në listën e ngushtë të 30 lojtarëve më të mirë për Topin e Artë 2022 janë disa lojtarë të Realit dhe ai ka folur edhe për këtë. Gjashtë lojtarë të Real Madridit, po aq sa ka Liverpool, janë në këtë listë e që janë: Thibaut Courtois, Karim Benzema, Vinicius, Casemiro, Luka Modric dhe Antonio Rudiger – por Toni Kroos ka mbetur jashtë dhe trajneri është pyetur për këtë.
“Kjo është befasu për mua, për shkak së ai ka pasur një sezon të mirë”, u përgjigj ai.
“Jam i befasuar që ata kanë lënë jashtë edhe Fede Valverde, Eder Militao dhe David Alaba. Supozoj se ata nuk mund t’i fusin në listë tërë lojtarët e Real Madridit, pasi që ky mund të jetë problem i madh për ta”.
Courtois po konsiderohet si njëri prej lojtarëve që mund ta fitojë Topin e Artë dhe Ancelotti ka theksuar se belgu është portieri më i mirë në botë për momentin.
“Ne jemi të kënaqur me Courtois, portierin më të mirë në botë për momentin”, tha Ancelotti.
“Nuk mund të them se ai është më i miri që kam punuar më të, pasi që kam punuar me portier të mëdhenj si [Gianluigi] Buffon, [Petr] Cech, [Manuel] Neuer, [Iker] Casillas dhe Diego Lopez”. /GE/
LDK-ja mban sot konferencë për shtyp
Shpenzimet e shqiptarëve për lodrat e fëmijëve, importohet 1...
Man United ia cakton çmimin Rashfordit, i përballueshëm poth...
Erdogan paralajmëron kurdët/ Presidenti turk: Lini armët, os...
Guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili, sot prezanton raportin ...
Sot dita e fundit për regjistrim të votuesve nga diaspora