Jude Bellingham vijon të konfirmohet si golashenues te Reali i Madridit. Mesfushori i talentuar anglez, i dhuroi në “limite” skuadrës së Carlo Ancelottit suksesin 1-0 ndaj Union Berlin.
“Los Blancos” e nisën rrugëtimin në grupin C të Champions League – ku bëjnë pjesë edhe Napoli e Braga – me një fitore të vështirë, por rëndësi kanë tri pikët.
Ndërkohë që ky ishte goli i gjashtë sezonal dhe i pari në turneun e më të fortëve për Bellignham, i cili është përshtatur shpejt dhe shumë mirë në Spanjë.
Ancelotti e cilësoi fitore karakteri atë ndaj rivalëve gjermanë, teksa pas ndeshjes nuk i kurseu komplimentet për autorin e golit.
“Pritej që ndeshja të zhvillohej në këtë mënyrë: me shumë kontroll topi nga ana jonë dhe mbrojtje të ngjeshur nga Unioni. Nuk ka lanë hapësira mes linjave.
Bëmë mirë në goditjet standarte dhe në presingun për të rifituar sërish dhe shpejt topin e humbur. Mund të kishim shënuar edhe më parë, por rëndësi ka që shënuam.
Sepse shpirti i kësaj fanellë është pikërisht ky: të mos dorëzohesh deri në fund…
Bellingham? Jude ka cilësi të jashtëzakonshme. Duket sikur ka edhe fat. Kur niset nga mesfusha për të dalë në sulm, ai është më gati se të tjerët. Po e shfrytëzon këtë cilësi”, theksoi trajneri italian i Realit.
I cili ka nisur sezonin e fundit në stolin e rekordmenëve europianë. Dhe më pas në qershor do të nisë aventurën emocionuese në pankinën e Brazilit./SS
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...