Carlo Ancelotti synon të ndryshojë sistemin taktik te Real Madridi pas nënshkrimeve të Jude Bellingham dhe Arda Guler.
Ardhja e dy të rinjve do të thotë që Madridi tani ka tetë mesfushorë cilësorë që konkurrojnë për tre pozicione në mes të fushës.
Dhe strategu italian planifikon të kalojë në një formacion 4-4-2, raporton Relevo.
Nuk dihet se si do të dukej formacioni, por dyshohet se do të ishte forma ikonë e ‘diamantit’, e njohur edhe si 4-1-2-1-2.
Duke përdorur këtë strukturë, Ancelotti fitoi Ligën e Kampionëve në vitin 2003 me Milanin.
Është përdorur rrallë në pesëmbëdhjetë vitet e fundit, por tashmë ka një ndjenjë se Ancelotti do të përpiqet ta përdorë atë.
Më poshtë mund të shikoni se si do të dukej me skuadrën aktuale të ekipit të parë të Madridit. Zgjedhja padyshim do të varet nga forma dhe disponueshmëria. /Telegrafi/
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...
Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që shkaktoi aksident t...
Dy raste të vjedhjeve të rënda në Ferizaj, policia jep detaj...
Vidhen para e gjësende tjera në Lupq të Podujevës