Te Real Madrid, krahas punës për sezonin aktual, kanë nisur të mendojnë edhe për vitin e ardhshëm, teksa presidenti, Florentino Perez kërkon të bëjë një merkato yjesh për të rikthyer edhe një herë madrilenët galaktikë.
Synimin e presidentit e thekson së fundmi edhe trajneri i Los Blancos, Carlo Ancelotti i cili në një intervistë për “Corriere dello Sport”, thekson se Perez ka plane të mëdha për korrikun, muaj që lidhet me merkaton e transferimit të futbollistëve.
Megjithatë, tekniku italian nuk preferoi të permendte, emra edhe pse dihet se objektivi kryesor i spanjollëve është Kylian Mbappe, por edhe Erling Haaland.
“Te Reali gjithçka është njësoj dhe e pandryshuar, të vetmit që ndryshojnë janë trajnerët. Këtu janë të njëjtin fzioterapistë, punëtorë, gazetarë. Është i njëjti vizion, e njëjta urgjencë për madhështi, pavarëisht dëmit ekonomik si pasojë e pandemisë”.
“Për një vit, në fundin e dhjetorit 2022 do të jetë edhe Bernabeu i ri dhe Florentiono ka plane të mëdha për muajin korrik. Ai ka qëllime shumë serioze”.
Haaland dhe Mbappe? “Le të flasim më vonë për emra”, u shpreh Ancelotti./Arbresh.info
Osmani dekreton 24 prokuororë të rinj
Mbyllet edhe një institucion paralel në veri të Kosovës
Qeveria ka mbajtur dje mbledhje elektronike, njofton për ven...
Kosova me sanksione shtesë ndaj Rusisë
“Kosova prioritet kombëtar”, Hasani: Ne do të angazhohemi pë...
Murati: Pasdite pritet të bëhet ekzekutimi i shtesave nga 10...