Deri në këtë pikë të sezonit, Jude Bellingham ka justifikuar çdo qindarkë që Real Madrid shpenzoi në verë për ta transferuar nga Borussia Dortmund.
Gola, asist dhe lojë spektakolare, kanë bërë që në Madrid të kenë tashmë një yll të ri.
Trajneri Carlo Ancelotti zbulon edhe arsyen se përse britaniku është përshtatur kaq shpejt me Real Madrid.
Sipas italianit, Bellingham është një profesionist, serioz dhe mjaft inteligjent, veti të cilat e kanë lejuar të futet menjëherë në botën e madrilenëve.
“Bellingham është një profesionist i vërtetë, serioz dhe shumë inteligjent. Kjo është edhe arsyeja se përse është përshtatur kaq shpejt me Real Madridin. Është një lojtar i madh dhe lojtarët e mëdhenj nuk e kanë problem të integrohen në çdo vend apo kampionat”, u shpreh Ancelotti./ss
Ushqimet e duhura për të shmangur ftohjen
Alexander-Arnold i përgjigjet raportimeve se po synon blerje...
Votimi për presidencialet e nëntorit/ SHBA, hapen zyrtarisht...
Taulant Xhaka paralajmëron rikthimin e vëllaut të tij tek Ba...
Moti i ligë në Tetovë – Shtëpi dhe oborre të përmbytura
OKB: Armëpushimi në Gaza, prioritet absolut dhe urgjent