Për Carlo Ancelotti, Jude Bellingham është futbollisti më i mirë në botë.
Në konferencën e dhënë për shtyp para ndeshjes së Kupës së Mbretit ndaj Arandina, trajneri i Real Madrid-it iu përgjigj një pyetjeje konkrete për yllin anglez, autor i 17 golave dhe 5 asistimeve në 22 ndeshje deri më tani.
Ancelotti nuk i kurseu lavdet, ndërsa theksoi se për të Bellingham është futbollisti më i mirë në botë.
“Ai po bën shumë mirë. Ai bëri mirë në gjysmën e parë të sezonit. Duke ditur që duhej të përshtatej me klubin tonë, me një kulturë të re dhe një gjuhë të re, ai bëri shumë mirë. Për ne ai është padyshim futbollisti më i mirë “-deklaroi trajneri italian./SS
Ti mendon se e di si të shohin të tjerët, por a është vërtet...
Mënyra se si qëndroni u zbulon njerëzve se çfarë vërtet mend...
Si ta shndërrosh ndjeshmërinë emocionale në një superfuqi
Hattricku i Thuramit i dhuron fitoren Interit
Gjukiq: Masat e Serbisë në lidhje me Kosovën, veprime të gab...
Bruksel, Greta Thunberg arrestohet gjatë protestës për klimë...