Real Madridi ka fituar sfidën e xhiros së 28-të në La Liga ndaj Celta Vigos me rezultat 4-0.
Fantazisti turk, Arda Guler shënoi golin e katërt për madrilenët, shkruan Arbresh.info.
Ky lajm i gëzoj jashtë mase ata që priten për shumë kohë një gol të turkut e që nuk ishin të paktë.
Ndërsa trajneri madrilenët Carlo Ancelotti, thuri lavde për turkun.
“Arda Guler ka të ardhme këtu te Real Madridi”, është shprehur fillimisht trajneri italian për talentin.
“Ai ka luajtur shumë pak, por ai ishte i bindur se mund të bëjë diçka. Ai bëri një lëvizje të një talenti të mrekullueshëm”.
“Ai është një talent i mrekullueshëm, është zhvilluar shumë dhe po luan me më shumë intensitet. Nuk ka dyshime se ai ka të ardhme këtu”, ka shtuar më tej Ancelotti.
Ky ishte goli i parë për Arda Gulerin me fanellën e madrilenëve.
Guler u transferua verën e vitit 2023 nga gjiganti turk Fenerbahce në Madrid./Arbresh.info
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...