Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti ka vlerësuar Brahim Diaz, i cili ishte i huazuar te Milan në edicionin 2020-2023 dhe në këtë sezon në La Liga ka shënuar dy herë.
“Koha e kaluar në Milan i bëri shumë mirë, në mbrojtje ai ka punuar shumë dhe është rikthyer në një gjendje optimale taktike”, ka thënë Ancelotti. “Ai gjithmonë pozicionohet mirë pa top. Është e rrallë ta shohësh këtë te një sulmues i cilësisë së tij. Zakonisht është më e vështirë për lojtarë si ai të pozicionohen pa top”, tha trajneri./rtk
Arbenita i reagon ashpër Feros: Unë jam ende me trauma dhe e...
Fero: Për Vullnetin ka paragjykime, por brenda në shpirt ësh...
LDK: Qëndrojmë të bashkuar me popullin turk
Trepça pëson humbje në grupet e FIBA Europe Cup
Haradinaj mesazh komunitetit shqiptar në Amerikë: Kosova ka ...
Abdixhiku nga Rahoveci: Momenti për ndryshim është afër