Jude Bellingham ende nuk ia ka bërë ‘sefte’ golit këtë sezon me Real Madridin pas tetë ndeshjeve të luajtura në të gjitha kompeticionet.
Por kontributi i tij është i madh në fushë, këtë e ka thënë edhe Carlo Ancelotti në një konferencë për media, para ndeshjes me Dortmundin, shkruan Arbresh.info.
“Natyrisht që Jude do të donte të shënonte më shumë, por ne jemi shumë të kënaqur me të. Ai bën shumë më tepër gjëra sesa golat për ne, kontributi i tij i përgjithshëm është shumë më i rëndësishëm se golat e tij. Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne”, potencoi italiani.
Bellingham këtë sezon është rikthyer në pozitën e tij natyrale pasi në sezonin e parë në shumicën e ndeshjeve ai ka luajtur si sulmues dhe ka shënuar gola më shumë.
Sezonin e kaluar anglezi shpërtheu duke shënuar 23 gola dhe dhuruar 13 asistime në 42 ndeshje me Real Madridin në të gjitha kompeticionet.
Ai ishte një ndër lojtarët kryesor në triumfin e madrilenëve në La Liga dhe Champions League, si dhe është favorit për të fituar Topin e Artë./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...