Napoli do të përballet me Arsenalin në çerekfinalet e “Europa League”. Ky është verdikti i shortit që u hodh sot në Nyon.
Nënkampionët e Italisë do të duhet të përballen me londinezët në stadiumin “Emirates”, më 11 prill, herën e parë, pastaj kthimi është planifikuar një javë më vonë (18 prill), në “San Paolo”.
Asnjë përfaqësues i Napolit nuk ka lëshuar deklarata pasi kanë mësuar emrin e kundërshtarit, me klubin që ia besoi mendimin e parë Carlo Ancelottit, i cili reagoi përmes rrjeteve sociale: “Një sfidë e vështirë, por shumë interesante për ne, për klubin dhe për tifozët tanë”.
Pas eliminimit të Salzburgut në raundin e fundit të këtij kompeticioni, Napoli e mban “stekën” lart.
Sidoqoftë, kalimi i Arsenalit në turin e radhës do t’i lejonte Ancelottin me të tijtë të vazhdonin në rrugën drejt finales në Baku.
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Lista Serbe pasi PZAP ia aprovoi ankesën: Mbetet të shihet n...
PDK-ja formon shtabin qendror zgjedhor
LDK thërret konferencë për media, nuk dihet arsyeja
2 Korriku njofton se ka përfunduar marrëveshja me akademinë ...