Carlo Ancelotti insiston se kualifikimi në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve nuk është i mjaftueshëm e as i kënaqshëm për Real Madridin.
Trajneri italian thotë se “Los Blancos” do ta konsideronin si sukses vetëm kualifikimin në finale të kësaj gare.
Lideri i La Ligas do të përballet sonte me Manchester Cityn në “Etihad Stadium”, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Championsit, shkruan “Gazeta Express”.
Madrilenët janë të motivuar dhe të vendosur për të nxjerrë rezultat pozitiv para ndeshjes së kthimit, e cila do të luhet në “Santiago Bernabeu”.
“Duhet ta bëjmë një paraqitje të mirë ndaj Cityt. Heqja e përparësisë së golit të mysafirit në dy sfidat e bën edhe më të hapur sfidën. Në këto tipe garash, ekziston një dozë lumturie dhe kënaqësie kur arrin në gjysmëfinale, por edhe një preokupim për sfidën kundër një ekipi mjaft të fortë si City”, deklaroi Ancelotti.
“Është një sfidë që e ka presionin e njëjtë, për ne dhe për Cityn. Për ne nuk është një sukses të jemi në gjysmëfinale, por do të ishte nëse shkojmë në finale. Për ta bërë këtë, duhet ta eliminojmë Cityn”, vazhdoi trajneri italian, i cili insiston se nuk po mendon për sfidën e fundjavës ndaj Espanyolit, kur Reali mund të shpallet edhe kampion i Spanjës.
Ai foli edhe për gjendjen e ekipit, duke siguruar se Mendy është mirë, por që ka dyshime për Casemiron e Alaban, por që do të vendosë vetëm sonte nëse do t’i inkuadrojë ata në lojë apo jo.
Ndeshja ndërmjet Manchester Cityt dhe Real Madridit do të fillojë në orën 21:00. /Gazeta Express/
“Kam 90 për qind gjasa që s’do mbijetoj”, zbardhet biseda te...
Turqia shkarkon edhe dy kryetarë kurdë
Gjesti rrëfen në detaje se çfarë u bë shkak i ndarjes me Xhe...
Angela Merkel shpreh ‘shqetësim të madh’ për rolin e Elon Mu...
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...