Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes së nesërme (e shtunë) El Clasico kundër Barcelonës.
Real Madridi e pret Barcelonën në stadiumin Santiago Bernabeu në ndeshjen e parë El Clasico të sezonit 2024/25 dhe të dy ekipet vijnë nga një formë e lartë.
Ancelotti duhet të modifikojë 11-shen e tij dhe të vlerësojë nëse ai ndryshon sistemin pas mungesave të konfirmuara të Rodrygo Goes dhe Thibaut Courtois.
Për ndeshjen dhe gjithçka tjetër ka folur vet trajneri italian, i cili nuk beson se kjo përballje ka një favorit të qartë.
“Skuadra është mirë, e motivuar, pasi si gjithmonë kjo është një lojë e komplikuar dhe argëtuese”, ka thënë fillimisht Ancelotti.
“Ata [Barcelona] kanë një ide shumë të qartë të lojës, ata janë një ekip shumë i guximshëm dhe ne duhet të përgatitemi mirë për lojën”.
“Ata me të vërtetë po bëjnë shumë mirë, është e vështirë të përmendësh një favorit në një El Clasico. Për fat të mirë asgjë nuk më mban zgjuar natën”.
“Favorit? Nuk ka, varet nga shumë gjëra, nga mënyra se si i menaxhon ndeshjet, do të ketë raste kur ne kemi kontroll dhe herë të tjera ata do ta kenë. Dhe menaxhimi i kësaj është shumë i rëndësishëm”.
“Plani kundër Barçës? Kam diçka në mendje, por duhet ta shihni nesër dhe më pas mund të më thoni nëse kam gabuar apo jo”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...