Ancelotti nuk beson se Ajaxi do ta fitojë Ligën e Kampionëve

09:44 | 18 Prill 2019
Arbresh.info

Ajaxi deri më tani është skuadra që po bën befasi të njëpasnjëshme në Ligën e Kampionëve.

Holandezët tashmë kanë eliminuar dy prej favoritëve për të triumfuar në këtë garë prestigjioze evropiane për klube – Real Madridin dhe Juventusin.

Megjithatë trajneri italian i Napolit, Carlo Ancelotti nuk mendon se kjo skuadër do të ngadhënjej krejtësisht në fund.

“Ajaxi po luan futboll të bukur, megjithatë askush nuk ka pritur të arrij në gjysmëfinale. Ata nuk besoj se do ta fitojnë Ligën e Kampionëve, por ndoshta e kam gabim. Luajnë futboll shumë aktiv, mbrohen individualisht dhe përfitojnë nga situatat një me një”, ka pohuar strategu italian.

Theksojmë se Ajaxi në gjysmëfinale do të takohet edhe me një ekip që shkaktoi befasi gjatë mbrëmjes së kaluar duke eliminuar Manchester Cityn.

Ndryshe, ndeshjet e para e gjysmëfinales do të luhet më 30 prill gjersa të kthimit më 7 maj. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme