Google ADS

Ancelotti: Në Angli vetëm për fitore

13:29 | 16 Maj 2023
K.B

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka thënë se skuadra e tij në Angli, do të udhëtojë vetëm për fitore.

‘Los Blancos’ nesër mbrëma (e mërkurë) përballen me Man Cityn në ‘Etihad Stadium’, në ndeshjen kthyese të gjysmëfinales të Ligës së Kampionëve.

“Ne kishim kontroll të mirë të ndeshjes së parë. Kur City kishte shumë posedim, ne kishim kontrollin në mbrojtje, atëherë kur filluam të luanim ne shkaktuam vështirësi”, ka thënë Ancelotti.

“Në Angli vetëm për fitore”, ka theksuar strategu italian.

Kujtojmë se ndeshja e parë mes këtyre skuadrave përfundoi me barazim, 1:1./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme