Pas emrash si Ronaldo, Messi, Diego Costa e Jose Mourinho, në “sitën” e autoriteteve fiskale spanjolle ka rënë së fundi edhe trajneri i njohur italian, Carlo Ancelotti, i cili akuzohet se ka bërë evazion fiskal gjatë kohës që drejtonte Realin e Madridit, në periudhën 2013-2015.
Nga Anglia, ku aktualisht drejton skuadrën e Evertonit, Ancelotti u shfaq mjaft i qetë dhe deklaroi se për çështjen në fjalë ka autorizuar avokatët e tij që të merren, ndërsa ka kujtuar se këto akuza janë bërë në modë tani në Spanjë, ku edhe njerëz të tjerë të futbollit janë akuzuar më herët.
“Është një diskutim i hapur dhe në Spanjë ka pasur shumë trajnerë e lojtarë me probleme të njëjta. Kam autorizuar avokatët e mi që të merren me këtë çështje, por jam i qetë dhe besoj te ekspertët”, tha Ancelotti gjatë ditës së sotme, i pyetur nga mediat në Angli për këtë çështje.
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...