Ish trajneri i AC Milan-it, Carlo Ancelotti mendon se “Rosonerët” e kanë detyrë t’ia rinovojnë kontratën sulmuesit Zlatan Ibrahimovic.
Ancelotti që momentalisht është te Everton-i, ka kaluar nëntë vite në “San Siro” duke fituar Scudetto, Kupën e Italisë dhe dy herë Ligën e Kampionëve, transmeton portali arbresh.info.
Ai mendon se Milan-i e ka detyrë t’ia rinovojë kontratën suedezit, ndërsa mendon se klubi italian ka vepruar drejtë me Stefano Pioli-n.
“Rinovimi me Ibrahimovic nuk është vetëm e drejtë, por edhe detyrë”.
“Mendoj se kanë bërë mirë që rinovuan me Pioli-n, ka bërë punë të shkëlqyeshme. E nxori skuadrën nga vështirësitë”, deklaroi ai.
Pritet që në javët e ardhshme Ibrahimovic të nënshkruajë kontratë njëvjeçare me shtatë herë kampionin e Evropës./arbresh.info.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...