Google ADS

Ancelotti mendon rikthimin në Serie A

10:09 | 8 Maj 2018
Arbresh.info

Carlo Ancelotti ka thënë se nuk do ta kishte aspak problem të rikthehej në Serie A për ta vazhduar punën e trajnerit, edhe pse e ka pranuar se mund të jetë pa punë edhe sezonin e ardhshëm.

Ish-trajneri i Milanit dhe Juventusit u shkarkua nga posti i trajnerit të Bayern Munichut në fillim të këtij sezoni, prandaj këtë verë do të jetë trajner i lirë, transmeton Gazeta Express.

Ai është lidhur ngushtë me një kalim te Arsenali, Chelsea dhe me një kthim të mundshëm te Juventusi, pasi e ka refuzuar ofertën për ta drejtuar ekipin kombëtar të Italisë.

“Kam pasur një mundësi, por dua ta drejtoj një klub [jo kombëtare]”, ka shpjeguar Ancelotti për Milan TV.

“Nuk dua ta ndryshoj punën time. Ishte vendim i vështirë, por duhet ta zgjedh atë që e ndiej”, shtoi ai.

“Rikthimi në Serie A? Nuk e di çfarë do të ndodhë në të ardhmen e afërt. Mund të mbes edhe pa punë, sepse sinqerisht nuk më janë dhënë shumë mundësi për t’iu kthyer punës. Nuk ka problem, del diçka herët a vonë, besoj. Nuk do ta kisha problem rikthimin në Itali”, theksoi ai.

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme