Ancelotti me super transferim nga Real Madridi

09:45 | 17 Janar 2019
Arbresh.info

Carlo Ancelotti është shumë afër të realizojë një transferim të madh te Napoli.

Carlo Ancelotti ka kërkuar nga Napoli transferimin e James Rodriguez nga Real Madrid.

Ylli kolumbian do të largohet nga Bayern Munich, pas huazimit gati dy vjeçar nga madrilenët.

Skuadra gjermane nuk llogaritë më në shërbimet e James Rodriguez, andaj Napoli e do transferimin e tij.

Skuadra italiane e di se me një ofertë prej 5 milionë euro mund t’i marrë shërbimet e kolumbianit që nuk është as në planet e Real Madridit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme