Reali i Madridit la pas krahëve humbjen 3-1 në derbin kundër Atleticos së Diego Simeones. Skuadra e Carlo Ancelottit fitoi lehtësisht 2-0 përballë Las Palmas në “Santiago Bernabeu”.
Sukses që erdhi falë golave të Brahim Diaz dhe Joselut. “Los Blancos” renditen të dytët në La Liga me një pikë më pak se Girona kryesuese. Supriza e madhe e shtatë javëve të para në Spanjë.
Pavarësisht marrjes së tri pikëve, Ancelotti nuk ka mbetur shumë i kënaqur me performancën e ekipit të tij në sfidën e fundit.
“Jam i shqetësuar për fundin e pjesës së dytë. Ulëm ritmin dhe na iku nga duart kontrolli i ndeshjes. Ne u përpoqëm të niseshim fuqishëm për të shmangur problemet.
Në pjesën e parë na mungoi pak saktësia përpara, teksa në të dytën intensiteti. Është një periudhë e sezonit në të cilën shumë skuadra luftojnë për të gjetur intensitetin e duhur, sepse lodhja ka filluar të ndihet.
Topat e gjatë? Një opsion për të thyer linjat dhe për t’iu afruar portës kundërshtare. Është një opsion që duhet ta kemi. Nuk jam një adhurues i madh i posedimit të topit, më interesojnë golat”, deklaroi tekniku italian.
I cili shpreson ta mbyllë me trofe sezonin e fundit si trajneri i Realit të Madridit. Për të nisur më pas aventurën e veçantë dhe emocionuese në pankinën e Brazilit./ss
ARC organizoi trajnim dy ditor për zyrtarët e gjendjes civil...
Protesta në të gjithë vendin për djegien e pemës së Krishtli...
Një delegacion nga SPAK vizituan Zyrën e Kryeprokurorit të S...
Përmes veturës intelegjente policia identifikon 30 vetura të...
Djali i Donald Trump poston një foto të babait të tij ‘duke ...
Gresa e imiton Rovenën