Trajneri italian, Carlo Ancelotti, ka deklaruar se Genaro Gattuso është zemra e Milanit dhe se futbollistët e tij do të bëjnë gjithçka për të.
Gattuso u emërua si trajneri i Milanit në muajin nëntor, pas shkarkimit nga detyra e trajnerit, Vincenzo Montella.
Të gjithë kishin dyshime se a është njeriu i duhur për ta udhëhequr Milanin dhe se a do të ketë sukses.
Por, ai e ka transformuar Milanin dhe i ka regjistruar shtatë fitore dhe tri barazime në 10 ndeshjet e fundit në të gjitha garat.
“Të jem i sinqertë, shpresoja se Gattuso do të bënte mirë, por s’isha i sigurt”, ka thënë Ancelotti për Gazetta dello Sport.
Ai thotë se Gattuso i ka tejkaluar vështirësitë dhe se lojtarët i ndjekin urdhrat e tij.
“Gattuso është shpirti i Milanit. Lojtarët po e vënë energjinë dhe dijen në dispozicion të ekipit për të arritur sukses. Kjo është rruga e duhur”, ka thënë ai. /arbresh.info/
Kumbaro: Turistët nga Kosova në rritje, nuk ndikoi liberaliz...
Bora shënon fitore historike ndaj Sigal Prishtinës
Abdixhiku: Nga 80 mijë persona nga mërgata që janë regjistru...
Osmani mori pjesë në pritjen zyrtare të Krishtlindjes në Kat...
Nasim Haradinaj tregon daljen e parë para gjyqtarit: Kostumi...
Shqipëri/ Shpërblim për policët, pritet të përfitojnë 8000 e...