Ancelotti konfirmon se nuk ka më transferime për Real Madridit këtë verë

09:49 | 31 Korrik 2024
KRG

Javët e fundit, ka pasur një bollëk spekulimesh rreth përpjekjeve të Real Madridit (ose mungesës së tyre) për të nënshkruar me një qendërmbrojtës të ri. Largimet e Nacho Fernandez dhe Rafa Marin kanë lënë vetëm tre opsione në formë të lartë – Antonio Rudiger, Eder Militao dhe Jesus Vallejo. David Alaba është një tjetër, por ai mund të mos e përfundoj rikuperimin e tij nga një dëmtim i ligamentit ACL deri në fillim të vitit 2025.

Los Blancos humbi objektivin kryesor Leny Yoro te Manchester United, dhe pas kësaj, është raportuar gjerësisht se askush tjetër nuk do të ndiqet.

Carlo Ancelotti tani e ka konfirmuar këtë gjatë konferencës së tij të parë për shtyp të verës, në turneun parasezonal të klubit në Shtetet e Bashkuara.

“Skuadra është e mbyllur. Vallejo është kthyer, Alaba po rikuperohet. Kemi të rinjtë: Joan, Jacobo dhe Raul (Asencio). Askush nuk do të largohet sepse të gjithë duan të qëndrojnë”, ka thënë fillimisht Ancelotti.

Ancelotti u pyet gjithashtu se si do të ndikohej skuadra e tij nga mungesa e Toni Kroos, pas pensionimit të maestros gjerman nga futbolli profesionist në fillim të këtij muaji.

“Lojë vertikale është ajo që ne donim edhe me Kroos. Nëse arrini shpejt në gjysmën e kundërshtarit, keni më shumë mundësi për t’i krijuar probleme kundërshtarit. Ku do të luajë Bellingham? Sa më afër zonës së penalltisë, aq më mirë. Ne kemi Modric, Tchouameni, Valverde… Kemi idenë të mbrohemi mirë dhe të përsërisim atë që bëmë mirë vitin e kaluar”, përfundoi trajneri i Realit.

Është e rrezikshme nga Real Madrid të mos nënshkruajë një qendërmbrojtës të ri. Ata mund të kenë arritur vetëm me dy lojtarë në formë për një pjesë të madhe të sezonit të kaluar, por kjo nuk do të thotë se do të jenë në gjendje ta bëjnë këtë këtë herë. Në të njëjtën kohë, ndoshta do të ishte marrëzi të dyshonim në Florentino Perez dhe vizionin e tij. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme